12:22 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli: Presim reflektim të VV-së për demarkacion, ka shenja të mira

Kryetari i Kuvendit, njëherit i PDK-së, pas Kryesisë së Kuvendit është deklaruar se seanca për demarkacionin mbahet atëherë kur të arrihet një konsensus mes deputetëve për ta votuar këtë marrëveshje.

Veseli ka thënë se ka shenja të mira në këtë drejtim dhe se pritet reflektim i deputetëve që të votojnë pro demarkacionit, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se duhet pak reflektim qytetar i një pjesë të LVV-së dhe atëherë do të përfundohej kjo temë.

“Qytetarët na presin të realizojmë marrëveshjen, ta ratifikojmë, e cila ka mbetë deri me tani pa u ratifikuar. Shumë shpejt presim edhe reflektim të kolegëve opozitar, ka shenja të mira dhe po besojmë se do të arrijmë konsensus. Është në interes të qytetarëve, në të mirë të vendit. Nuk e dërgojmë në Kuvendit se na duhet konsensusi na duhen disa vota, dhe vetëm një reflektim më qytetar i një pjesë të VV-së do të kishim shkuar drejt në seancë” ka thënë Veseli./Indeksonline.