Veseli pret në takim nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur në takim nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson.

Takimi është zhvilluar në kabinetin e kryeparlamentarit, derisa pas takimit pritet që të ketë një konferëncë për media.


Ndryshe, gjatë ditë së sotme, Veseli pret në një takim të veçantë edhe ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca.
Ky takim zhvillohet pikërisht në kohën kur në Kosovë po diskutohet iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli për ngritjen e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, ndihmëssekretari gjeneral i OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca do të ketë takim vetëm me kryeparlamentarin Veseli nga liderët shtetërorë. /Indeksonline/