75 Mall Live Search
11:22 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Veseli pret nxënës në Kuvend – i këndojnë ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur sot ditën me një takim të veçantë duke pritur në kabinetin e tij fëmijë të institucionit parashkollor “Bardha” nga Prishtina.

Kryeparlamentari Veseli, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se gjatë takimit, fëmijët i kënduan ushtrisë së Kosovës.

“Një mëngjes i këndshëm me fëmijët e Kopshtit “Bardha” në Prishtinë. Dëgjoni sa ëmbël i këndojnë Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Veseli./Indeksonline/