11:42 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Veseli propozon të ndryshohet orari i seancave, deputetët nuk ia votojnë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me propozimin e kryesuesit Kadri Veselit një orar për seancat e rregullta të kenë oraret e veta.

“Seancat të nis në ora 10:00, në ora 13:00, pauzë deri në 14:30, në ora 17:00 të jetë koha e votimit, orare këto që i kisha inkurajuar të jenë edhe në rregulloren e re të cilën po punohet”, tha ai. Me këtë nuk u pajtua opozita.

Propozimi i Veselit është hedhur në votim, por nuk mori votat e mjaftueshme sepse nuk kishte vendimmarrje. Gjithsej deputetë që votuan ishin 60, 50 pro dhe 10 kundër./Indeksonline/

 

Temat: