75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Veseli: Rezalla është simbol i mos nënshtrimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar sot martirët e vrarë në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Rezalla është simbol i një populli që kurrë s’e pranoi nënshtrimin dhe kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra për liri.

“Rezalla e dhimbjes dhe krenarisë kombëtare. Rezalla është simbol i një populli që kurrë s’e pranoi nënshtrimin dhe kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra për liri. Lavdi martirëve të 5 prillit të Rezallës!”, ka shkruar Veseli.