14:49 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Veseli: Rezalla na obligon ta bëjmë shtetin të denjë për brezat e ri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar Rezallën në 19 vjetorin e masakrës.

Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se vendi kurrë nuk do t’i harroj ato sakrifica, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Rezalla e qëndresës, çerdhe e Ushtrisë tonë të lavdishme, më 5 Prill 1999, përjetoi tragjedi të paparë, me ç’rast u masakruan 98 qytetarë të pafajshëm.

Ne kurrë nuk do t’i harrojmë këto sakrifica. Në themelin e lirisë tonë dhe pjesë e kujtesës tonë, Rezalla me dhimbjen e vet, rrezaton obligim, për ta bërë shtetin tonë të denjë për brezat, pjesë e vlerave integruese euro-atlantike.

Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit! /Indeksonline/