16:48 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli: Rezistenca në Dukagjin, shembull i përkushtimit atdhetar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në  20 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit ka vizituar Gllogjanin.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Gllogjani do të hynte në hartën e krenarisë së atdheut, duke dëshmuar se lufta për çlirim do të merrte hov.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Para 20 vitesh, Gllogjani do të hynte në hartën e krenarisë së atdheut, pas “Epopesë së Jasharajve”, në Prekaz, duke dëshmuar se lufta për çlirim, nuk do të ndalej, madje, do të merrte hov.

Kjo rezistencë në Dukagjin, do të jepte shembullin e përkushtimit atdhetar që tashmë kishte hyrë në histori, duke ngjeshur radhët e luftëtarëve për liri dhe përkrahjen diplomatike që pas një viti do të fillonte me bombardimin e caqeve serbe nga NATO-ja.

Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit! /Indeksonline/

Temat: