10:39 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli ripërsëritë: Demarkacioni do të kryhet shumë shpejtë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në konferencën për sundimin e ligjit, ritheksoi edhe njëherë që shumë shpejt do të ratifikohet marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Veseli shtoi se si institucione do të përmbushin çdo kriter që ka të bënë me lëvizjen e lirë të qytetarëve, shkruan Indeksonline.

“Si institucione jemi të vendosur që të përmbushim çdo kriter që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të qytetarëve. Çdo kriter që është na është vënë neve si shtet do ta përmbushim, por duam mirëkuptim edhe nga BE. Ne shumë shpejtë do ta përmbyllim marrëveshjen për shënimin e kufirit. Kjo do ta forcojë shtetin dhe do t’i jep perspektive vendit tonë në integrimet evropiane në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm, siç e meritojnë që aktualisht nuk e gëzojnë” ka thënë Veseli.