21:57 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Veseli së bashku me gruan viziton nënën e heroit Afrim Zhitia

I pari i PDK-së, Kadri Veseli m bashkëshorten e tij, Violetën sot kanë qënduar për vizitë tek nëna e heroit të kombit, Afrim Zhitisë, shkruan IndeksOnline.

Veseli nënën Qamile e vlerësoi si një heroinë e cila qëndron e fortë si të gjitha nënat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë.

“Sot së bashku me Violetën ishim për vizitë tek nëna Qamile, nëna e heroit të kombit Afrim Zhitia.

Nëna Qamile humbi birin e saj në 1989 në luftë kundër forcave serbe, ndërsa para pak ditësh ajo humbi edhe bashkëshortin, por pavarësisht kësaj ajo mbanë qëndrim prej heroine.

Nënat shqiptare asnjëherë nuk janë trembur dhe kurrë nuk kanë kursyer asgjë nga vetja, as më të dashurit e tyre kur në pyetje ka ardhur atdheu dhe kombi.

Familja Zhitia janë simbol dhe frymëzim për breza të tërë për atdhedashuri e sakrificë. Nëna Qamile po qëndron e fortë si të gjitha nënat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë”, tha ai./IndeksOnline/