16:50 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Veseli: Serbia duhet të tregoj të vërtetën për mijëra kosovarë të zhdukur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se Serbia duhet të tregoj për fatin e shumë personave që janë zhdukur gjatë luftës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova asnjëherë nuk do të ndalet duke kërkuar drejtësi për të pagjeturit, shkruan Indeksonline.

“Janë mijëra qytetarë të Kosovës, për fatin e të cilëve Serbia duhet të flasë, ta tregojë të vërtetën për zhdukjen e tyre dhe të japë llogari. Në mesin e tyre është edhe Hafir Shala, doktori që ndihmoi në shërimin e plagëve të para të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u rrëmbye 20 vjet më parë. Asnjëherë nuk do të pushojmë së kërkuari drejtësi derisa të zbardhet fati i të pagjeturve tanë”, ka shkruar Veseli. /Indeksonline/

 

Temat: