10:36 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Veseli: Serbia po hesht për të pagjeturit, por ne nuk do të harrojmë

Në fillim të seancës plenare për personat e pagjetur Veseli tha se Serbia po vazhdon të heshtë dhe të nxis harrimin për të pagjeturit. Kjo dramë, tha ai, po rëndon mbi popullin e Kosovës dhe familjarët e të zhdukurve.

“Por ne nuk harrojmë, as nuk do të ndalemi se kërkuari drejtësi për qytetarët tanë. Serbia duhet ta ketë të qartë se fshehja e krimeve dhe aspirata për integrim evropian nuk shkojnë bashkë. Drejtësia nuk mund të anashkalohet asnjëherë.

Vetëm drejtësia i shëron plagët e të kaluarës e jo harrimi i tyre. Ne do të bëjmë çdo gjë që është në mundësitë tona që të ndriçohet fati i qytetarëve tanë të pagjetur. E kemi obligim të domosdoshëm ndaj të kaluarës dhe të ardhmes sonë”, ka thënë Veseli në hapje të seancës.

Temat: