09:05 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli sërish sot do të tubojë përfaqësuesit politik, për gjetjen e një zgjidhje

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pritet që edhe sot para fillimit të seancës të takojë drejtuesit e LDK-së AAK-së dhe Nisma, por edhe përfaqësues tjerë në përpjekje për të gjetur një pajtueshmëri mes palëve për ta votuar Marrëveshjen për Demarkacionin.

Një zyrtar i afërt me bisedimet i ka thënë Indeksonline se konsultimet kanë ngecur tek pika rreth raportit të Bulliqit. Një kompromis i gjetur mbrëmë ka pasur pajtueshmërinë e LDK-së por jo edhe të AAK-së. Në këtë pikë thuhet se raporti i Bulliqit do të merret si informim në çfarëdo rishqyrtimi të vijës kufitare.

“Konsultime do të ketë edhe para seancës. Se kur do të fillojë seanca dhe si do të rrjedhë ajo, po presim konsultat”, ka thënë ky zyrtar.

Dje gjatë gjithë ditës në zyrën e krye parlamentarit Veseli janë mbajtur takime me qëllim që të përafrohen qëndrimet e palëve.