75 Mall Live Search
17:27 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Veseli – Sheshelit: Iu mungoi burrëria për t’u ballafaquar me UÇK-në, masakruat gra, fëmijë e pleq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare Facebook ka reaguar ndaj thirrjes për agresion ushtarak të kriminelit të luftës, Vojsllav Sheshel kundër sovranitetin tonë, duke quajtur atë si gjuhë të urrejtjes.

Veseli ka thënë se Shesheli dhe paramilitarët që e kanë ndjekur, e kanë treguar botërisht mungesën e burrërisë në luftë, sepse nuk kanë guxuar të ballafaqohen me ne luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kanë masakruar civilë të paarmatosur, gra pleq e fëmijë të pafajshëm.

Ky është postimi i tij i plotë:

Krimineli i luftës Vojsllav Sheshel, me gjuhën e tij tipike të urrejtjes dhe me kërcënimin e luftës ka provokuar sërish Kosovën duke bërë thirrje për agresion ushtrak ndaj sovranitetit tonë.

Shesheli dhe paramilitarët që e kanë ndjekur, e kanë treguar botërisht mungesën e burrërisë në luftë, sepse nuk kanë guxuar të ballafaqohen me ne luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kanë masakruar civilë të paarmatosur, gra pleq e fëmijë të pafajshëm.

Ky fosil i shovinizmit të shekullit të kaluar dhe propagandues i iluzioneve të dështuara për Serbi të Madhe, duhet ta kuptojë që koha e tij ka perënduar moti dhe se liria e Kosovës e fituar 20 vjet më parë është e pakthyeshme.