Veseli shëtit malet e Kosovës, thotë që në vitin që po vjen t’i eksplorojmë dhe promovojmë bukuritë e vendit
Këtë vikend kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli e ka kaluar pak më ndryshe se herëve të tjera.
Ai ka zgjedhur një pjesë të ditës së sotme që të shëtis në malet e Kosovës.
Përmes një fotografie të postuar në llogarinë e tij Instagram, Veseli madje ka bërë thirrje që në vitin që po vjen t’i eksplorojmë më shumë bukuritë e vendit, në mënyrë që t’i provomojmë ato dhe Kosova të jetë destinacion i turistëve të huaj, shkruan Indeksonline.

“Vendi ynë ka natyrë të mrekullueshme. Në vitin e ri që po vjen, eksploroni edhe më shumë bjeshkët dhe malet tona, promovoni ato që Kosova të jetë një destinacion për turistë nga e mbarë bota”, ka shkruar kryeparlamentari./Indeksonline/