Veseli: Shtimjanët do të mbesin aleatë të Naim Ismajli
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Naim Ismajli ka dëshmuar se edhe pas më shumë se një dekadë qeverisjeje, edhe pas 19 nëntorit, aleatët e tij të vetëm besnikë për vazhdimin e fuqizimit të gjithmbarshëm të komunës së Shtimes do të mbeten vetë shtimjanët.
Ai në facebook ka falënderuar të gjithë shtimjanët për pritjen e ngrohtë që më bënë sot.
“I falëndëroj të gjithë shtimjanët për pritjen e ngrohtë që më bënë sot. Naim Ismajli ka dëshmuar se edhe pas më shumë se një dekadë qeverisjeje, edhe pas 19 nëntorit, aleatët e tij të vetëm besnikë për vazhdimin e fuqizimit të gjithëmbarshëm të komunës së Shtimes do të mbeten vetë shtimjanët|, ka shkruar ai.