22:06 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Veseli shumë i trishtuar me ikjen e të rinjve nga Kosova

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar se sot ka marrë mbështetjen e ish bashkëluftëtarëve.

“Me bashkëluftëtarët e mi kujtuam momente krenarie e dhimbjeje nga lufta. U trishtova kur dëgjova historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë, sepse korrupsioni e nepotizmi i ka lënë pa mundësi në Kosovë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“Jam mirënjohës ndaj tyre që njësoj sikurse patën besim tek unë gjatë luftës kundër Serbisë, do të më ofrojnë mbështetjen e tyre edhe në luftën kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu”.