Veseli: Siç e do tradita jonë, dreka e Bajramit kalohet në familje
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka postuar një fotografi me familjen e tij duke drekuar me rastin e Festes së Bajramit.
Veseli fotografinë e ka postuar me mbishkrimin “Siç e do tradita jonë, dreka e Bajramit kalohet në familje. Shumë urime nga familja Veseli”.
Ndryshe, Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës.Ai ka uruar Kurban Bajramin duke uruar paqe dhe mëshirë./Indeksonline/