75 Mall Live Search
09:46 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Veseli s’ka marrë ftesë për të dëshmuar në seancën gjyqësore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është njoftuar përmes mediave për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, gjykata nuk ka dërguar ftesë në kabinetin e kryeparlamentarit për ta ftuar atë që të dëshmojë në këtë proces.

Përndryshe, ka filluar seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.