75 Mall Live Search
21:25 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Veseli: S’ka marrëveshje historike, nuk është historike fotografia në Shtëpinë e Bardhë

Fotografitë në Shtëpinë e Bardhë, teksa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq shihen teksa nënshkruajnë marrëveshjen mes të dyja shteteve, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli nuk i quan historike.

Ai në intervistë te “Prime Time” thotë se aty nuk është arritur asnjë marrëveshje historike, shkruan Indeksonline.

“Nuk u arrit asnjë marrëveshje historike. Nuk është historike vetëm fotoja në Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Veseli.

Veseli ka thënë se delegacioni i Kosovës ka dështuar në këtë takim, dhe se ata duhej të përgatiteshin më mirë.