13:36 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Veseli: S’ndalem deri në formimin e Gjykatës për dënimin e krimeve të serbëve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, duke kujtuar masakrën në “Lagjen e Trimave” në Prizren, ka thënë se nuk do të rresht përpjekjet së angazhuari për themelimin e tribunalit që do të gjykojë krimet e Serbisë.

“26 Maji i vitit 1999, u kthye në tragjedi për popullin tonë në “Lagjen e Trimave” të Prizrenit. Forcat serbe vranë e masakruan 27 civilë shqiptarë të cilët kishin vendosur të mos largohen nga shtëpitë e tyre kur mijëra të tjerë po dëboheshin drejt Shqipërisë”, është shprehur Veseli.

“Unë nuk do të ndalem në angazhimin tim për të themeluar Tribunalin për dënimin e krimeve serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ne nuk duhet të pushojmë së punuari për të vënë para drejtësisë të gjithë kriminelët serb që masakruan qytetarët tanë të pafajshëm”.