11:39 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Nëse s’bëhet liberalizimi pas plotësimit të kritereve, do thotë për 10 vite u izoluam padrejtësisht

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se pret që Austria të procedoj në Këshill të Ministrave, çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një konferencë për media, Veseli ka thënë se qytetarët kanë mbetur të izoluar padrejtësisht, raporton Indeksonline.

‘Kuvendi po i kthehet normalitet, ka një komunikim shumë pozitiv pozitë-opozitë për të marr obligimet për qytetarët tonë dhe për proceset euroatlantike. Sot do të kemi seancë që do të jetë vazhdim i seancave të kaluara, presim reflektimin e opozitës, kemi shenja pozitive, sepse bojkoti s’është traditë e jetës politike për obligimet që janë në proceset euroatlantike. Be duhet të reflektoj që qytetarët të lëvizin lirshëm, sepse i kemi plotësuar krejt kriteret që janë teknike dhe s’do të tërhiqemi nga e drejta jonë që të lëvizim lirshëm drejt BE-së”, ka theksuar Veseli.

Sipas tij, askush s’ka të drejt askë ta provoj nga një e drejtë që i takon ligjore dhe natyrore.

“E kemi edhe një seancë të jashtëzakonshme, për të cilën s’kishim konsensus, më 16 nëntor siç ka kërkuar opozita, edhe pse ishte një kërkesë të shtyhet pas seancës për anëtarësim të Kosovës në Interpol. Vet ardhja e kancelarit austriak në Kosovë është lajm i mirë, do të kemi edhe vizita tjera. Nëse nuk na bëhet liberalizimi, do të thotë tash e 10 vite kemi mbetur të izoluar padrejtësisht. Deri më tani na është thënë qe liberalizimi s’është çështje politike, por tërësisht teknike. Tani kanë filluar të ndihen zëra se është çështje politike. Do të thotë se për 10 vite nuk ka pasur ndonjë kriter të caktuar që qytetarët të mos mund të lëvizin lirshëm nëpër Evropë”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, Kosova do të vazhdoj të insistoj në të drejtën e saj për të lëvizur, do të vazhdoj lobimin deri në fund.

“Nuk tërhiqem nga sfida, por do të jem akoma edhe më i zëshëm. Ne jemi krenar për çka jemi, por duhet të jemi më institues akoma dhe s’duhet të lejojmë të na mohohet e drejta të lëvizim. Përndryshe, ky do të ishte racizëm i skajshëm”, ka përfunduar Veseli. /Indeksonline/