Veseli s’theu kurrfarë protokolli, të njëjtën praktikë e kishin bërë edhe liderë të tjerë shtetëror!
Kosova shënoi fitore të madhe në Sofje duke e mposhtur Bullgarinë me rezultat 2-3 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Kjo fitore u festua më të madhe në stadium por edhe në dhomat e zhveshjes, shkruan Indeksonline.
Bashkë me futbollistët për të festuar në zhveshtore ishte edhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai i falënderoi lojtarët për triumfin duke iu thënë se kishin bërë një popull të tërë krenar me paraqitjen e tyre.
Zakoni i vizitës në dhomat e zhveshjes nga liderë shtetëror është i pranishëm edhe në kombëtare të mëdha evropiane.

Bashkë me lojtarët ka festuar edhe Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ku disa herë iu është bashkuar lojtarëve në festime.

Edhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović ishte së bashku me nënkampionët e Botës gjatë Botërorit të fundit në Rusi.

2018- Kolinda Grabar-Kitarović bashkë me Kroacinë pasi arritën në finale të Kupës së Botës
Ndonëse pas lojës u raportua se Kadri Veseli ka bërë shkelje, kjo nuk del të jetë e vërtetë pasi që dy liderët e lartëcekur nuk kanë marrë ndonjë vërejtje ose diçka të ngjashme pas këtij veprimi. /IndeksOnline/
