09:19 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli takohet me përfaqësuesit e drejtësisë dhe Apostolovën

Kryeparlamentari Kadri Veseli sot do të pres në takim përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial dhe ministrin e Drejtësisë në Kosovë.

Të pranishëm në takim do të jenë edhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Ky takim do të mbahet në ora 15:00./Indeksonline/