75 Mall Live Search
14:07 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Veseli takon Limajn dhe Ahmetin, koordinohen për Dialogun

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar sot bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmetin.

Me këtë rast Veseli tha se Kuvendi është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që bashkërisht të përmbyllet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, transmeton Indeksonline.

Ndryshe një takim të ngjashëm pak më parë zhvilloi edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Me bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për t’u koordinuar lidhur me Dialogun. Kuvendi i Kosovës është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që bashkërisht ta përmbyllim atë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe ulësen në OKB.