20:31 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Veseli takon prindërit e Thaçit, i quan prindër të vëllait nga lufta

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka takuar në Burojë, prindërit e presidentit Hashim Thaçit, shkruan IndeksOnline.

Veseli këtë të fundit e quajti vëlla nga lufta.

“Në Burojë, me prindërit e Presidentit dhe vëllait tim nga lufta, Hashim Thaçi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që ditë më parë Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për krime lufte nga Veselit dhe Thaçit./IndeksOnline/