75 Mall Live Search
15:27 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Veseli takon Zv/Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Matthew Palmer – flasin për zhvillimet e fundit dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer.

Në këtë takim të zhvilluar në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, u diskutua për marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Lideri i PDK-së Kadri Veseli, ka vlerësuar lart rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve duke rikonfirmuar qartë pozicionin e Partisë Demokratike të Kosovës në raport me këtë partneritet.

Partneriteti i Kosovës me SHBA-të është garancë e stabilitetit të vendit tonë dhe e rajonit, si dhe e proceseve integruese që sigurojnë ardhmëri prosperuese për të gjithë.