17:59 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli, të rinjve: Kjo dekadë do të jetë e juaja, të jepni kontribut për shtetin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mbledhur sot në Prishtinë të rinjtë e PDK-së.

Veseli ka thënë se PDK është e vetmja parti që u ofron hapësirë dhe bashkëpunim të rinjve që të kontribuojnë për shtetin, raporton Indeksonline.

Veseli ka thënë se në dekada e dytë, do të jetë dekadë e të rinjve.

“Ne synojmë një qasje të re, në përfshirjen e të rinjve në politikë, duke i ruajtur traditat që kemi krijuar si parti. Rinia është mekanizmi kryesor i ndryshimit të partisë dhe vendit, me mentalitet e koncept të ri, larg patriotizmit në liri e shtet, por plotë patriotizëm bashkëhor për shtetin dhe vlerat tona. PDK do të jetë shtyllë e besimit, forca e veprimit e mendimit të lirë. PDK do të jetë hallka kryesore përmes së cilës të rinjve do t’i mundësohet që të jepin kontribut për shtetin. Ky është roli i të rinjve në dekadën e dytë të pavarësisë, këtë rol ia garanton vetëm partia juaj, PDK. Ju ftojë të thërrisni miqtë tuaj, tia shpjegoni vizionin e PDK-së, opsionin më të mirë, të na bashkohen në rrugëtimin tonë të ri, në dekadën e re” ka thënë Veseli./Indeksonline/