22:00 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Veseli thërret për nesër Kryesinë dhe seancën për rezolutën e dialogut

Kryetati i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, pasi ka takuar pasditën e së premtes krerët e partive politike, ka vendosur që një ditë pas forimit të Ushtrisë të thërret mbledhjen e Kryesisë.

Në këtë mbledhje do të vendoset për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për ta miratuar rezolutën për sialogun Kosovë-Serbi.

Burime të Indeksonline brenda Kuvendit bëjnë të ditur se Veseli ka arritur konsensusin e nevojshëm për ta finalizuar edhe procesin e dialogut në mënyrë që nga nesër Kosova të dërgoj sinjale tek partnerët ndërkombëtarë se është e gatshme për ballafaqimin në dialogun final me Serbinë.