Veseli: Transformimi i FSK-së në kordinim me NATO-në e SHBA-të

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë përkrahjen e plotë të tyre dhe që parlamenti është i gatshëm të marr çdo vendim që është në interes të sovranitetit e fuqizimit të shtetit.
“Ne do të vazhdojmë përkrahjen për FSK-në, institucioni me reputacionin me të lartë. Parlamenti është i gatshëm të marr çdo vendim që është ne interes të sovranitetit dhe fuqizimit të shtetit tonë. Gjithmonë duke pas parasysh koordinimin e plotë me NATO-në, SHBA-në për vendimmarrjen e transformimit. Por deri në transformim, ne do u ofrojmë përkrahje për ngritjen e kapaciteteve” ka thënë Veseli, shkruan Indeksonline.
Ai ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së për punën e jashtëzakonshme dhe sukseset në garat ndërkombëtare.
Veseli ka shtuar se me sukseset e FSK-së, ata do të jenë partner të sigurtë të NATO-së dhe e ardhmja do të jetë me ta./Indeksonline/