12:08 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veseli tregohet i ashpër: Lisa Serbe nuk mund ta shantazhojë as PDK-në, as koalicionin

Kryeparlamnetari i Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se PDK nuk do lejojë që të shantazhohet nga Lista Serbe, të cilë kanë deklaruar se me votat e tyre mund të rrëzohet Qeveria e Kosovës.

Në një prononcim për media pas mbledhjes së Qeverisë, Veseli ka thënë se koalicioni qeverisës është i vendosur të vazhdojë punën e saj deri në vitin 2021 dhe se nuk pranojnë asnjë kushtëzim nga askush.

“Ky vend e ka vetëm një sovran, në momentin që cenohet ose dikush tenton të cenojë shtetin tonë sovran, karrika s’na intereson asnjë moment, e bartim vullnetin tek qytetarët.

Nuk pranojmë shantazhime apo kushtëzime nga askush. Ne si partner të koalicionit jemi të vendosur të çojmë deri në vitin 2021 dhe kështu do vazhdojmë dhe nuk pranojmë shantazhime, sidomos nga Lista Serbe. Pra ajo nuk mund ta shantazhojë PDK-në”, ka thënë Veseli./Indeksonline/