Veseli tregon pesë arsyet se pse duhet të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar lokacionin ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit tek ish-Tjegullorja në Prishtinë.
Veseli, i shoqëruar me ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi, tregoi pesë arsyet se pse duhet të ndërtohet ky Muze, shkruan Indeksonline
“Pas shpronësimit që do të bëhet në procedurë të rregullt për ndërtimin e muzeut për gjenocidin.
Pesë arsyet që janë kryesore:
- Përkujtimi i viktimave të bëra.
- Qendër dokumentimin, faktet e luftës
- 3. Qendrën ndërkombëtare për hulumtimet
- Rol edukativ për brezat e ardhshme
- Rol për gjetjen e aktakuzave për kriminelët e luftës
Kësisoj, sipas Veselit, ka fakte aq shumë sa nuk ka mbulesë dhe forcë që mund ta ndalojë Tribunalin për krimet e kryera mbi qytetarët tanë.
“Serbia duhet të paguaj dhe kriminelët duhet të paguajnë për gjenocidin”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/