22:09 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Veseli, tregon pse hoqi dorë nga posti i kryeministrit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka shpjeguar arsyen së pse hoqi dorë nga posti i kryeministrit pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Veseli ka treguar se nuk ndihet i penduar se dorëzoj këtë post dhe që ia dhuroj Ramush Haradinajt, sepse ishte veprim në interes të qytetarëve.

“Ishte bërë shumë e madhe pothuajse Kadri Veseli donë të bëhet me çdo kusht kryeministër dhe PDK-ja të qeverisë me kryemistrinë. Në atë situatë e cila nuk prodhonte diçka pozitive e njëjtë sikur bllokada e vitit 2014. Me dorëheqjen nga posti i kryeministrit kamë treguar se nuk është qëllimi im të jem vetëm kryeministër nuk më mban gjallë egoja në politikë unë e kontrolloj egon dhe të njëjtën kohë ajo do ti sherbej vetëm misionit dhe vizionit të cilin unë e konsideroj që është në të mirën e qytetarëve”, ka shpjeguar tutje Veseli.

“Unë e bëra hapin e parë drejtë kësaj zhbllokade, e kamë thirrur atëherë Ramush Harainaj dhe i kamë thënë, ok dëshiron të jesh Kryeministër ok unë do të përkrahi paraprakisht. Dhe nuk jam i penduar që e kamë dorëzuar postin e kryeministrit sepse nuk kam dashur të tregoj ego të sëmurë për poste”, ka thënë Veseli. /Indeksonline/