12:48 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli ua ndalon udhëtimet deputetëve deri të mërkurën

Në mbyllje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli pati një porosi për deputetët.

“Deri të mërkurën anulohen të gjitha udhëtimet e deputetëve”, ka thënë Veseli, raporton Indeksonline.

Ai i shtyu ato pasi të mërkurën nga ora 10:00 pritet të vazhdoj seanca e jashtëzakonshme e ndërprerë për dy ditë radhazi.

Në ditën kur pritet të votohet demarkacioni me Malin e Zi, për vizitë në Kosovë do të qëndroj një delegacion i lartë i BE-së. /Indeksonline/

 

Temat: