Veseli vendos lule tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 22 vjetorin e rënies së tij
Në 22 vjetorin e vdekjes heronjve të Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë bërë homazhe nga krerët institucional e po ashtu është mbajtur edhe Akademi Përkujtimore për nderë të tyre.
Me këtë rast, për të nderuar veprën e tyre kryetari i Kuvendit të Kosovës,Kadri Veseli do vendos lule tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në Sheshin “Zahit Pajaziti”, në Prishtinë.
Vendosja e luleve do bëhet në orën 15:00.
Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë./Indeksonline/