Veseli: Vetëm me Valdete Idrizin Mitrovica do të ecte përpara
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për rezultatet e zgjedhjeve lokale në një emission televiziv. Ai ka thënë se kandidatja e partisë së tyre për komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi ka qenë nder për çdo qytetar të këtij qyteti.
Veseli ka theksuar se në këtë qytet ka ende shkolla pa nxemje, sipas tij, PDK do të ishte përkrahëse më e madhe e Idrizit për një Mitrovicë më të mirë, transmeton Indeksonline.
“Valdete Idrizi është ajo që do ti bënte nder çdo qytetari të Mitrovicës. Do të punojë për Mitrovicën aq sa mundem por me Idrizin Mitrovica do të ecte përpara, në këtë qytet ka shkolla që janë pa nxemje, as nuk kam mllef e as pakënaqësi, PDK është partia më e madhe në koalicion do të ishte përkrahëse më e madhe e saj, Mitrovica nuk është prona ime private nuk do ta trajtoje asnjëherë si një të tillë, kjo ka qenë realiteti i tillë shpresoj që kryetari Bahtiri të punojë”, ka thënë Veseli në një emission./Indeksonline/