75 Mall Live Search
17:16 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Veseli viziton një fermë, premton 500 kilometra rrugë për lidhjen e zonave rurale me qendra urbane

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli sot ka bërë një vizitë të shkurtër në fermën e deleve “Nisi”.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli tha se si kryeministër do të përkrah të gjithë ata që kanë ferma në vendin tonë, shkruan Indeksonline.

Ai premtoi se me investime kapitale, do të asfaltojnë edhe 500 kilometra rrugë duke lidhur kështu zonat e thella rurale me ato urbane.

Për më shumë lexojeni postimin e Kadri Veselit:

Një vizitë të shkurtër sot kisha në fermën e deleve “Nisi”, pronë e Ibrahimit dhe Anitës, që me këtë punë mbajnë familjen e tyre.

Duke ditur rëndësinë e madhe që kanë veprimtaritë biznesore blegtorale dhe bujqësore, si Kryeministër do ta zgjeroj dhe rris përkrahjen për të gjithë ata që kanë ferma në vendin tonë.

Të gjithë prodhuesve do ua subvencionojmë deri në 80 për qind edhe interesin e kredive që i marrin për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”. Dhe, po ashtu, me investime kapitale, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë, duke lidhur kështu zonat e thella rurale me qendrat urbane për plasim më të lehtë të produkteve në tregje.

Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112, për një bujqësi dhe blegtori shumë më të zhvilluar! #PDK112