14:54 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli: Zero barriera për gratë në shoqërinë tonë (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim përfaqësueset e strehimores së Gjakovës dhe policisë së Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nga sot duhet që të ketë zero barriera për gratë në shoqërinë tonë.

Ja postimi i tij:

Përtej simbolikës tradicionale, mesazhin e 8 marsit duhet ta kuptojmë si mesazh për secilën ditë të vitit: zero barriera për gratë në shoqërinë tonë.

Kjo është e vetmja rrugë që na mundëson zhvillimin ekonomik, emancipimin social dhe marrjen e vendit që na takon në bashkësinë europiane të shteteve të lira e demokratike.

Sot, unë takova përfaqësueset e Strehimores në Gjakovë dhe përfaqësuesen e Policisë së Kosovës dhe vendosëm që së bashku të punojmë më shumë që të drejtat e grave të mos jenë më sfidë, por realiteti ynë i përditshëm. /Indeksonline/

Temat: