00:57 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Veseli: Zgjedhjet në veri, dëshmi e sovranitetit dhe besimit të madh për PDK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se zgjedhjet në veri dëshmuan edhe një herë sovranitetin e plotë të i Kosovës.

Përveç kësaj, ai tha se u dëshmua edhe besimi i madh i qytetarëve për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Përgëzoj qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës për procesin e qetë zgjedhor që zhvilluan sot dhe i falënderoj ata për përkrahjen bindëse dhe besimin e madh për partinë e tyre, për Partinë Demokratike të Kosovës, si parti fituese shqiptare. Me këto zgjedhje u konfirmua sovraniteti institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës. Do të punojmë bashkë, edhe më shumë, për ta përmirësuar jetën e secilit, në Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, e në tërë Kosovën. Ecim përpara me Dekadën e Re”, ka shkruar lideri i PDK-së Kadri Veseli në faqen e tij në Facebook.