Veshajt nisin pushimet në jug bashkë me Borën dhe Heidin

Vëllezërit e famshëm Veshaj, Donaldi dhe Romeo kanë shijuar pushimet në bregdetin e Shqipërisë, të shoqëruar nga partneret e tyre, Bora Zemanin dhe Heidi Baçin.
Dy çiftet të dashur për publikun kanë postuar shpesh në rrjetet e tyre sociale, duke treguar kohën e mirë që kalojnë nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Bora dhe Donaldi kanë preferuar të mos publikojnë foto bashkë, ndryshe nga Heidi dhe Romeo, të cilët postojnë momente romantike për ndjekësit e tyre.
Në disa nga fotot e postuara nga ky i fundit, shihen dy kunatat të cilat qeshin me Romeon, ndërsa Donaldi qëndron pas kamerës.
