75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 10 Mars 2026 / G T

Veshi fanellën e Anglisë në të gjitha grupmoshat, ylli i Dortmundit ndërron kombëtare

Futbollisti i Borussia Dortmundit, Carney Chukëuemeka ka ndryshuar kombëtare.

22-vjeçari i cili kaloi në të gjitha grupmoshat te Kombëtarja e Anglisë, tani do e shohim me një tjetër fanellë, shkruan Indeksonline

FIFA ia ka lejuar mesfushorit që të luajë me Kombëtaren e Austrisë në të ardhmen.

Kjo pasi futbollisti ka lindur pikërisht në Vjenë, por që është rritur në Northampton të Anglisë.

Chukëuemeka është djalë i dy prindërve nga Nigeria, të cilët fillimisht jetuan në Austri dhe më pas në Angli.

Gjasat janë të mëdha që mesfushori të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026 me fanellën e Austrisë./Indeksonline/