10:25 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Veshja e çuditshme e Kanye Westit, mbulohet me ngjyrë argjendi për shfaqjen e tij të radhës

Kanye Westi ndodhet në Miami për operën e tij të re “Mary”, ku u dallua me një pamje të çuditshme dhe unike.

Reperi 42 vjeç u pa i veshur me ngjyrë argjendi dhe bojë fytyre me të njëjtën ngjyrë që mbulonte të gjithë kokën e tij, transmeton Indeksonline.

Ai, u pa gjithashtu me një numër interpretuesish të tjerë të zbukuruar në argjend nga koka te këmbët.

Opera “Mary”, cila është e dyta për reperin, u mbajt në “Marine stadium” të Miami të dielën pasdite në ditën e fundit të “Art Basel”-it.

Westi bëri paralajmërimin e saj të enjten në një Tweet të rrallë, ku promovoi operën, e cila u drejtua nga Nicole Beecrofti me muzikë nga kori i shërbimit të së dielës.

“Mary” është opera e tij e dytë, pas debutimit të tij Nebuchadnezzar, e cila u mirëprit dhe u vlerësua nga kritikët.

Në tetor, Westi publikoi albumin e tij Jesus is King, një album i krishterë hip hop që vendosi një rekord unik të shitjeve në Billboard.

Ai u bë albumi i parë ndonjëherë që u rendit në të njëjtën kohë në top-listat Billboard 200, Top R&B / Albumet e Hip-Hop, Albumet Top Rap, Albume Top Christian dhe Albumet Top Ungjilli./Indeksonline/