16:39 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Veshja e femrave shndërrohet në modë për meshkujt (Foto)

Çdo kush dëshiron të jetë në hapë me modën, sidomos gjinia femërore. Vitet e fundit e kemi parë që veshjet femërore janë bërë modë edhe tek meshkujt. Ndryshe nuk është as rasti me kompanisë online të modës “ASOS”, transmeton Indeksonline.

“ASOS” ka hedhur në treg sutjenët për meshkuj. Madhësitë janë nga më të ndryshmet. Çmimi i kësaj veshje kushton 10 dollarë. Shakatë me këtë veshje në internet nuk kanë të ndalur duke e krahasuar me veshjen e Kendall Jenner dhe Bella Hadid.

Por kjo nuk është e vetmja veshje e çuditshme që kompania ka lansuar. Ata po ashtu lansuan një lloj të veshjes ku këmisha qëndronte mbi një maicë.

“ASOS” për të justifikuar këtë lloj veshje e ka quajtur “Opsion për dy veshje” . /Indeksonline/