75 Mall Live Search
19:47 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Veshja e Jennifer Lopez e ngjashme me kreacionet e dizajnerit kosovar

Dje në New York u mbajt eventi më  i madh i modës, Met Gala.

Si çdo vit në tapetin e keq s’munguan yjet më në zë të Hollivudit, veçmas këngëtaret me famë.

Një nga artistet që ra më së shumti në sy ishte Jennifer Lopez. Ajo u shfaq në një fustan ngjyrë bronzi me një paruke me fije, por një veshje të tillë e kemi parë muaj më parë në trupin e modeles shqiptare, Oriola Marashi, përcjellë Indeksonline.

Kjo veshje që ka detaje të njëjta nga fustani i Lopez është dizajnuar nga kreatori i ri kosovar, Pajtim Raci./Indeksonline/