75 Mall Live Search
20:30 / E Diele, 08 Tetor 2023 / AR

Veshja e shtrenjtë e Kiarës në puntatën e parë të “DWTS Fun Club”

Kiara Tito është rikthyer në ekran këtë të dielë me “DWTS Fun Club”. Në këtë eksperiencë të re ajo i kushtoi një vëmendje të veçantë sigurisht paraqitjes së saj.

Në puntatën e parë Kiara kishte zgjedhur një fustan të shkurtër me detaje tyli dhe dantelle nga “Philosophy di Lorenzo Serafini” .

A jeni kurioz sa ka kushtuar kjo veshje?

Çmimin e ka bërë me dije faqja në Instagram “Albaniastreetstyle” dhe ka kushtuar 1.695 dollarë.

Nga ana tjetër po kaq vëmendje mori edhe veshja e Bora Zemanit të premten në puntatën e parë të “DWTS” e cila kishte kushtuar 2.314 dollarë.