75 Mall Live Search
16:49 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Veshja e tejdukshme e Bella Hadid në “VMA” u krijua nga dizenjatorja shqiptare

Sukseset e shqiptarëve në botë po shtohen çdo ditë e më shumë.

Pas muzikës dhe sportit, fusha e dizajnit është një tjetër profesion që po nxjerr shqiptarë të suksesshëm në botë.

Tashmë kemi kreator nga Kosova e Shqipëria që kanë veshur yjet më të njohura të botës, e së fundi kësaj liste i është shtuar edhe Nensi Dojaka.

Kreatorja shqiptare Dojaka është kujdesur për veshjen e një prej modeleve më të njohura në botë, Bella Hadid.

Veshja e tejdukshme e Bellas morri vëmendje në tepihun e kuq, ajo theksoj linjat e saj perfekte me veshjen e krijuar  nga dizenjatorja shqiptare.

Vet Bella në një postim në Instagram ka falënderuar kreatoren shqiptare duke e quajtur jashtëzakonisht të talentuar.

“E veshur nga një dizajnere e re,  shumë e talentuar Nensi”, janë fjalët e Bellës, kurse Nensin./Indeksonline/