Veshja e veçantë e Bella Hadid për ditëlindje

Me 10 tetor Bella Hadid festoi ditëlindjen.
Ajo u kujdes që këtë ditë speciale ta festojë me personat më të afërt, transmeton Indeksonline.

Edhe kësaj radhe ajo u shfaq me një stil tejet të veçantë teksa duket se është maskuar aq mirë, saqë mos të njihet nga të tjerët.
Modelja u shfaq e veshur me një paruke të zezë, grim që përfshinte “smokey eyes” dhe një tatuazh të përkohshëm fluturash në qafë. Në një moment, ajo vuri edhe syze dielli gjatë natës, në përpjekje për të fshehur identitetin e saj./Indeksonline/
