Veshje e papërshtatshme në Shtëpinë e Bardhë, e dashura Jeff Bezos merr kritika të ashpra

Lauren Sanchez, e dashura e miliarderit Jeff Bezos, është kritikuar për veshjen e saj në darkën e Shtëpisë së Bardhë.
Ndonëse, Bezos supozohej të ishte në qendër të vëmendjes së këtij eventi, të gjithë sytë ishin tek e dashura e tij, shkruan DailyMail.
Eventi ku ishte ftuar çifti ishte organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden për nder të kryeministrit të Japonisë Fumio Kishid.
Sanchez kishte veshur një fustan të kuq prej sateni si dhe me një korset.
Megjithatë, përdorues të shumtë në rrjetet sociale e kanë kritikuar për veshjen që ajo veshi në eventin e Shtëpisë së Bardhë.
Shumë thanë se fustani që ajo kishte veshur ishte i papërshtatshëm për një event të tillë në Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se Sanchez nuk kishte treguar respekt.
