11:21 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Veshje mbi 800 dollarësh, e realizuar nga qesja! (Foto)

Moda është në shumë raste e çuditshme! Këtë herë, marka e njohur ‘Moschino’ ka vendosur të dalë me një koleksion të frymëzuar nga plehrat.

Si pjesë e koleksionit të ‘Fall Jeremy Scott 2017’, ata kanë dërguar modelet në sfilatë të veshura me qese plastike dhe kuti kartoni, transmeton Indeksonline.

Dhe ndërkohë, që të gjitha këto mund të jenë pjesë e një shfaqje teatrale, Moschnio është në të vërtetë duke realizuar veshje me çmime të ndryshme madje ndonjëherë edhe tejet të larta.

Një nga fustanet e krijuar me këso materialesh madje ka çmim prej 985 dollarësh./Indeksonline/