Veshje shumëngjyrëshe dhe të ngushtë, Tayna tregon linjat pranë veturës luksoze

Fansat e saj me padurim po e presin lansimin e projektit të ri, ndërsa ajo gjatë kësaj kohe po sjell imazhe të ndryshme provokues.
Bëhet fjalë për reperen e njohur, Tayna që së fundi publikoj edhe një tjetër fotografi që nxiti imagjinatën.
Në një veshje të ngushtë shumëngjyrëshe, Tayna theksoj super linjat pranë një veture luksoze të tipit “Ferrari”.

Ndërkaq, Tayna ka kohë që po qëndron në Zvicër për xhirimet e videoklipit të ri që pritet ta publikoj së shpejti.
Ndryshe, projekti i saj i fundit është “A jo” që u lansua pa klip gjatë periudhës së pandemisë Covid-19./Indeksonline/
