Veshje të markave të shtrenjta dhe bileta koncertesh, kryeministri britanik dhe bashkëshortja e tij përballen me skandalin e parë
Kryeministri britanik Keir Starmer dhe bashkëshortja e tij, Victoria Starmer, po përballen me skandalin e parë, pasi dyshohen se kanë marrë dhurata nga një prej financuesve kryesorë të Laburistëve, Lord Alli.
Sipas mediave britanike, çifti ka marrë dhurata me vlerë mbi 90 mijë euro nga Alli, duke përfshirë veshje të markave të shtrenjta, bileta për koncertin e Coldplay, si dhe evente sportive.
Media italiane Corriere della Sera shkruan se kryeministri britanik ka marrë rroba, këpucë dhe syze me vlerë 20 mijë euro, ndërsa si shpërblim Waheed Alli ka marrë leje për hyrje falas në Dowining Street (një privilegj i rezervuar për këshilltarët politikë dhe zyrtarët e lartë) të cilin ai e shfrytëzoi për të organizuar një festë në kopshtin e godinës së kryeministrisë.
Këto dhurata nuk janë deklaruar nga çifti Starmer, të cilët kanë thënë se “Dhuratat ndryshojnë nga korrupsioni”.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar një zëdhënës i kryeministrisë, i cili ka thënë se nuk nuk është nisur asnjë hetim në lidhje me këtë çështje.